Zyrtare: Kosova e pavarur nga Serbia, hyn në fuqi Marrëveshja për rrjetin energjetik

Zyrtare: Kosova e pavarur nga Serbia, hyn në fuqi Marrëveshja për rrjetin energjetikSeptember 29th, 6:04pmSeptember 29th, 6:04pmadminLajmeEdhe zyrtarisht ka hyrë në fuqi Marrëveshja për Rrjetin Energjetik mes KOSTT’it dhe ENTSO’es, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se se tashmë Kosova është e gatshme të operojë e pavarur në rrjetin energjetik.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Hoti njoftoi se Grupi Regjional i Evropës Kontinentale, pjesë e Rrjetit Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transimisionit për energji, ka vendosur që marrëveshja e re e kyçjes mes KOSTT-i dhe ENTSO-E, të hyjë në fuqi.
Hoti ka shtuar se ENTSO-E vlerësoi që KOSTT-i ka plotësuar kushtet e parapara për marrëveshje dhe është e pavarur të operojë e pavarur nga Serbia, si zonë rregulluese bllokut Rregulluese Kosovë-Shqipëri.

Read more

Dumoshi: Në nëntor përfundon hartimi i gjashtë ligjeve

Dumoshi: Në nëntor përfundon hartimi i gjashtë ligjeveSeptember 29th, 3:18pmSeptember 29th, 3:18pmFISH MEDIAEko&BiznesMinistrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi ka deklaruar se deri në muajin nëntor do të përfundojnë gjashtë ligjet të cilat i kanë paraparë si ministri. Ndërsa, sa i përket Ligjit për Trashëgimi Kulturore tha se janë në përfundim të hartimit dhe së shpejti do ta procedojnë në Kuvend për miratim.Dumoshi ka theksuar se do të rishikohen listat e përkohshme dhe përhershme të aseteve.Kështu është shprehur ajo gjatë raportimit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.
Nënkryetari i komisionit Jahja Koka ka kërkuar të di se çfarë po ndodhë me Burgun e Prishtinës, i cili është paraparë të shndërrohet në Muze.“Çka po ndodhë me projektin e çarshi xhamisë, nuk është ndërmarrë asnjë hap edhe pas dy viteve të nënshkrimit të marrëveshjes. E njëjta ka ndodhë dhe po ndodhë me hamamin e Prishtinës. Çka po ndodhë me të? Çka po ndodhë ..

Read more

Trajneri i Portugalisë: Ronaldo do të luajë deri në moshën 40 vjeçe.

Trajneri i Portugalisë: Ronaldo do të luajë deri në moshën 40 vjeçeSeptember 29th, 2:46pmSeptember 29th, 2:46pmFISH MEDIASportTrajneri i Portugalisë, Fernando Santos, beson se sulmuesi i Juventusit Cristiano Ronaldo është në gjendje të luajë deri në moshën 40-vjeçare dhe thotë se nuk pret që ai ta ulë nivelin.
Kapiteni i Portugalisë i shënoi 101 gola për ekipin kombëtar dhe po vazhdon të mahnitë në fanellën e Juventusit, që prej se iu bashkua në korrik të vitit 2018.
Ai i ka shënuar 68 gola në 91 ndeshje garuese për bardhezinjtë.
Trajneri i Portugalisë Santos beson se 35-vjeçari, i cili i ka shënuar tri gola tashmë në Serie A këtë sezon, mund të luajë edhe për pesë vjet të tjera.
“Cristiano është i gatshëm të luajë deri sa t’i mbushë 40 vjet, por ai nuk e di nëse do të ndodhë kështu. Mund të ndodhë që dikur ndihet se nuk i ka më kushtet për të vazhduar”, tha Santos.
“Ai nuk është lojtar i cili do ta ulë nivelin, kur ndihet që nuk mundet më, ai nuk do të vazhdojë”, shtoi ai.

Read more

Gashi paralajmëron projektin e ri, vjen në bashkëpunim me reperin e famshëm.

Gashi paralajmëron projektin e ri, vjen në bashkëpunim me reperin e famshëmSeptember 29th, 2:43pmSeptember 29th, 2:43pmFISH MEDIAShowbizGashi po sjell një tjetër hit që besohet se është pjesë e albumit 1984.
Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari shqiptar, i cili ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet duke xhiruar klipin me reperin e famshëm TY$ Sign.
Kënga e re me TY$ Signin do të dalë ditën e ditëlindjes së Gashit, ndërsa nga video kuptohet se bëhet fjalë për një këngë ritmike.
Kujtojmë se edhe Elvana Gjata, ka bashkëpunuar më parë me reperin e famshëm për këngën “Off guard”.

Read more

Zeka: Përgjegjësia për mosmiratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje mbi Qeverinë.

Zeka: Përgjegjësia për mosmiratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje rëndon mbi QeverinëSeptember 29th, 2:16pmSeptember 29th, 2:16pmFISH MEDIAEko&BiznesPër të pestën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë dështuar që ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.
Në seancën e fundit morën pjesë në votim vetëm 48 deputetë, ndërsa votimi për këtë Projektligj është bartur për seancën e radhës.
Sipas përfaqësueseve të biznesit, mosmiratimi i këtij Projektligji është mungesë e mirëkuptimit të nevojave të sektorit privat.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Kosovës, Arian Zeka tha për Telegrafin se përgjegjësia për kalimin e Projektligjit për Rimëkëmbje rëndon mbi deputetët e partive politike që drejtojnë ekzekutivin.
“Mungesa e kuorumit për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për herën e pestë tregon mungesën e mirëkuptimit për nevojat e sektorit privat dhe vendimmarrjes më të shpejtë për sa i përket kornizës ligjore për rimëkëmbjen ekonomik..

Read more

Shima: Liga Unike, ndër gjërat më të mëdha që i kanë ndodhur basketbollit mbarëshqiptar.

Shima: Liga Unike, ndër gjërat më të mëdha që i kanë ndodhur basketbollit mbarëshqiptarSeptember 29th, 4:30pmSeptember 29th, 4:34pmGazeta ExpressBasketbollNjë nga basketbollistët më të dalluar shqiptar në vitet e fundit është Gerti Shima.
Ai ka luajtur për Bashkimin, Pejën dhe Sigal Prishtinën në Kosovë, kurse për Valbonën dhe Tiranën në Shqipëri.
Shima ka folur për krijimin e Ligës Unike ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit.
“Është një nga gjërat më të mëdha, që mund të them se i ka ndodhur basketbollit mbarëshqiptar. Kam shumë, shumë vite që në fillimet e karrierës sime, që dëgjoj për këtë ligë dhe më në fund u arrit në vitin 2020”, është shprehur Shima për faqen zyrtare të FBK-së.
“Besoj që kjo ligë do t’i jap shumë basketbollit nga të dy krahët sepse do të ketë më shumë ndeshje. Do t’i jepet mundësia shumë lojtarëve vendorë të luajnë dhe të marrin përvojën e duhur për më vonë në gara më të larta me klube apo dhe me kombëtaren”, sh..

Read more

Pas Zeqirit, zviceranët frikësohen se Kosova mund t’ua marrë edhe tre yje të tjerë

Pas Zeqirit, zviceranët frikësohen se Kosova mund t’ua marrë edhe tre yje të tjerëSeptember 29th, 4:10pmSeptember 29th, 4:11pmGazeta ExpressFutbollMediat zvicerane shkruajnë se rrugën e Andi Zeqirit mund ta ndjekin edhe Toma, Fazliji dhe Emini, tek të cilët megjithatë llogarisin “Helvetikët” për të ardhmen e ekipit të tyre kombëtar
Futbollistët kosovarë të lindur dhe rritur në vendet tjera, kanë nisur ta kenë prioritet Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Një shembull të tillë mund ta gjejmë tek Andi Zeqiri.
Sulmuesi i Luzernit ka vendosur ta përfaqësojë vendin e prindërve të tij edhe pse deri tash ishte pjesë e ekipit U-21 të Zvicrës.
21 vjeçari madje shumë shpejt mund të nënshkruajë kontratë me klubin anglez, Brighton & Hove Albion.
Ndërkohë, zviceranët po frikësohen se rrugën e Zeqirit mund ta ndjekin edhe futbollistët tjerë kosovarë, në të cilët llogarisin “Helvetikët” në të ardhmen,
Mediumi zviceran “bluewin.ch” në një shkrim për futbollistët kosovar, në titull pyet në..

Read more

Karanezi vazhdon me Bashkimin.

Karanezi vazhdon me BashkiminSeptember 29th, 3:42pmSeptember 29th, 3:42pmGazeta ExpressBasketbollBashkimi ka nisur t’i “blindojë” basketbollistët që i ka në ekip, ndërkohë që po planifikon të bëjë edhe përforcime, shkruan Gazeta Express.
Prizrenasit kanë njoftuar sot se njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, Ujkan Karanezi, do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat portokall e zi edhe në sezonin 2020/2021.
Ai i ka qëndruar besnik klubit të vendlindjes duke nënshkruar kontratë të re.
Në stinorin që e lamë pas, Ujkani ka pasur mesatare prej 9.6 pikësh dhe 6.6 kërcimesh për ndeshje.
Sezoni i ri i Superligës së basketbollit do të fillojë në fund të muajit tetor. /Gazeta Express/
© 2020 Gazetaexpress.com

Read more

Mali i Zi miraton ligjin për simbolet kombëtare, çfarë do të thotë kjo për shqiptarët.

Mali i Zi miraton ligjin për simbolet kombëtare, çfarë do të thotë kjo për shqiptarëtSeptember 28th, 8:13pmSeptember 28th, 8:13pmGazeta ExpressInstantKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi.
Qeveria malazeze dha pëlqimin e saj rreth përdorimit të flamujve, himneve dhe ditëve të festave kombëtare të komuniteteve, raporton vijesti.me.
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar – shqiponjën e zezë dykrenare me sfond të kuq.
Si stemë – shqiponjën e zezë dykrenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut si dhe himnin “Rreth flamurit të përbashkuar”.
Gjithashtu është raportuar se 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar – është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të Shqiptarëve në Malin e Zi.
Ndryshe, Këshilli Kombëtar Kroat në Mal të Zi do të përdorë flamurin dhe stemën e Republikës së Kroacisë gjersa Këshilli i Romëve ..

Read more
error: Alert: Content is protected !!