Djali i zonjës Eni po aq zemërmirë sa e ëma, Shihni surprizën e madhe që përloti zonjën e madhe shqiptare

Ajo është tashmë juristja më e famshme dhe më e dashur për publikun, sa shihet edhe si “kumbara” e zgjidhjes se konflikteve te shqiptareve.

Eni Çobani eshte e hapur edhe kur behet fjale per jeten e saj familjare dhe ka treguar shpesh se pika e saj e dobët është djali i vetëm i saj, Aldi.

Këtë e ka vërtetuar edhe sot në studion e “Rudina” në Tv Klan. Gjatë emisionit, juristja u surprizua përmes një videomesazhi nga djali i saj, i cili e përloti Çobanin me fjalët që i tha publikisht.

“Përshëndetje Zonja Eni! Kjo video u bë me qëllim për të improvizuar një takim në zyrën tënde, por kësaj here nuk ke përballë një klient, por ke Aldin. Dua të të falënderoj për çdo gjë që ke bërë për mua deri tani në çdo aspekt të jetës. Ti je një frymëzim për mua, duke filluar nga bankat e shkollës. Ti ke qenë nxënëse ekselente dhe unë mundohem të ndjek hapat e tua, je një shembull perfekt.

Edhe në aspektin e punës je sërish një shembull, me pasionin dhe kohën që i kushton punës pa lënë në asnjë moment pas jetën familjare, si për të qenit një grua për bashkëshortin tënd edhe si mama e një djali. Një faleminderit e madhe vjen edhe për momentet kur më ke qëndruar pranë, jo çdo gjë në jetë shkon siç duhet, por ti ke qenë aty për mua dhe unë do jem gjitmonë afër teje sa herë ti të kesh nevojë për Aldin. Të dua shumë dhe je gjithmonë speciale për mua”, tha Aldi përmes mesazhit të tij.

error: Alert: Content is protected !!