Situata e rëndë në shkolla prej COVID 19, merret vendimi urgjent nga Ministria.

Një vendim i rëndësishëm është njoftuar nga ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi.

Ministrja deklaroi se është miratuar vendimi për 1000 mësues shtesë për të përballuar nevojat gjatë pandemisë për vitin shkollor 2020-2021.

1,000 mësues shtesë për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021, u miratua sot me vendim të Këshillit të Ministrave, tha ajo në takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore, me të cilët diskutuam mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhe.

error: Alert: Content is protected !!