Pipero flet për herë të parë pas shërimit e renda, sa keq ishte gjendja e tij: Kam përjetuar edhe…

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, flet per here te pare pasi u sherua nga Covid-19.
Në një rrëfim për Top Story, ai e konsideron si be.tejën më të vështirë përballjen me covid 19

Ishte një nga be.tejat më të vështira të jetës time. Ato pyetjet po sikur, po sikur? Aq më tepër që kjo sëmundje ka ende shumë të panjohura. Sëmundjen e kalova në shtëpi me mjekime të cilat mund të aplikohen në kushte shtëpie me ndihmën e infermierëve se një pjesë e trajtimit ishte me injeksione veçanërisht me ato që në gjuhën e popullit quhen hollues gjaku.

Megjithëse kaloi një formë të lehtë deri në mesatare të sëmundjes dhe simptoma më e rëndë ishte prekja deri në 35% e mushkërisë, ai rrëfen se sfida e vërtetë dhe me e veshtira ishte perballja me ankthin, per te cilin ka marre terapi specifike.

Nuk është e lehtë të gjesh sekretin e luftimit të stresit unë personalisht nuk e gjeta pata një javë ankth dhe pagjumësi, përgjithësisht ne rekomandojmë qetesues të gjithë pacientëve edhe vetes time edhe kolegët më rekomanuan.

Është e domosdoshme që pagjumësi dhe ankthin ta mjekojmë pra nuk duhet të kemi frikë ta mjekojmë sepse është e domosdoshme që gjatë kësaj periudhe të flesh sa më gjate dhe i qetë.

Isha shumë i suprizuar se kishim kaluar më shumë se 1 vit nga fillimi i pandemisë isha me fat që isha i painfektuar dhe arrita të va.ksinohem dhe pas 2 javësh rezultova pozitiv me Covid -19 besoj falë saj e kalova më lehetë sepse kishte filluar prodhimi i antitrupave te cilat stimulohen nga vaksina edhe pse ishte doza e pare u shpreh infeksionisti, Pëllumb Pipero.

21 ditë pasi u infektua, dje veshi për herë të parë bluzën e bardhë për t’u rikthyer sërish në pavijon, rikthim i cili do të jetë i plotë vetëm javës që vjen.
Sipas Piperos, shpresat janë tek va.ksinimi dhe imuniteti natyror që sipas tij, do të na çojnë drejt fundit të pandemisë. Por për këtë duhet të presim fundin e 2021-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!