27 vjecarja nga Kosova bën namin në Suedi: Vjedh nga të moshuarit ku punonte si infermiere

27 vjecarja nga Kosova bën namin në Suedi: Vjedh nga të moshuarit ku punonte si infermiere

Një ngjarje e cila mori vëmendje të madhe në mediat suedeze ka ndodhur së fundmi, e pjesë e saj ishte edhe një grua 27 vejçare nga Kosova.

Gjithçka filloi kur një gruaje 90 vjeçare i mungonte iPadi i saj, që ishte zhdukur nga dhoma, në një shtëpi pleqsh në të cilën ajo jetonte.

Më vonë, një ekspert i teknologjisë filloi hetimet që ta gjente, pasi vjedhja u raportuar por policia zbuloi se krimi nuk mund të hetohej. Sipas ekspertit në bazë të adresës që ata gjurmuan, iPadi ndodhej në Kosovë.

Eksperti e dinte se për kë bëhej fjalë, pasi një nga punonjësit brenda shtëpisë kishte familjen atje.

Ata menduan se ishte diçka mbase e rastësishme dhe kontaktuan policinë, e cila rifilloi hetimin.

Gruaja 27 vjeçare u gjet fajtore në këtë rast, dhe iPadi u kthye. Kur të afërmit morën atë përsëri, kishte kaluar gati një vit dhe gruaja e moshuar kishte vdekur.

Infermierja nga Kosova tha se djali i saj u mundua ta merrte iPadin për të luajtur. Ajo tha se kishte ndërmend ta kthente atë përsëri, por kur e gjetën ajo ishte rreth 220 km larg nga Lund.

Gruaja nuk punon më në shtëpinë e pleqve. Vjedhja ndodhi në vjeshtën e vitit 2018. Ajo akuzohet për vjedhje të rëndë. Sipas prokurorit, krimi i vjedhjes është i rëndë dhe i pamëshirshëm sepse ka ndodhur nga një person i moshuar i pambrojtur.

Sipas të afërmve, gruaja e moshuar u ndje tmerrësisht keq kur mësoi se ishte një nga ata që kujdeseshin për të, që i kishte vjedhur pajisjen. Ajo ishte në një karrocë dhe kishte vështirësi të fliste pas një goditje në tru. Familjarët thonë gjatë hetimit se gruaja “ndihej shumë e pasigurt për akomodimin e saj dhe na duhej të instalonim një kasafortë në banesën e saj”.