Lajmi i Fundit në Gjermani/ Vendim i ri për Vaksinimin, Ja çfarë do bëhet…

Në Gjermani numri i infektimeve javore nuk po bie, megjithatë dhjetë lande federale kanë vendosur që të rihapin në fillim të javës shkollat ​​dhe qendrat ditore të kujdesjes për fëmijët.

Për këtë arsye mësuesit dhe kujdestarët me shumë gjasa do të marrin një ofertë më të shpejtë vaksinimi kundër Covid-19.

Ky plan mbështetet si nga ministri i Shëndetësisë Jens Spahn edhe nga ministrja federale e Arsimit Anja Karliczek si dhe qeveritë e disa landeve.

“Të dyja kto grupe profesionesh kryejnë detyra që kanë një rëndësi të madhe për të gjithë shoqërinë tonë…

Dhe prandaj duhet të kenë përparësi të dukshme në radhën e vaksinimeve,” tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Në fillim të kësaj jave pritet të merren vendimi përfundimtar në lidhje me vaksinimin prioritar të mësuesve dhe të kujdestarëve krahas personelit mjekësor.

error: Alert: Content is protected !!