Meteorologu i njohurjep lajmin e mirë, Ja sa gradë do të shkojnë temperaturat në fundjavë

Temperaturat rriten me 3-4°C të premten dhe në fundjavë duke bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të kalojë në
vlera pozitive, megjithatë rritja më e madhe e vlerave termike pritet të vijë javën tjetër dhe të vijojë deri në fund të muajit
shkurt.

Fatmirësisht, gjatë kësaj periudhe do të qarkullojnë masa ajrore të lagështa mbi territor por pa mundur të sjellin reshje të
konsiderueshme; priten vetëm reshje të pakta ditët e fundit të muajit.

Temperaturat e mesditës gjatë javës tjetër do të ngjiten mbi 20°C në disa qytete të ultësirës perëndimore duke krijuar
ndjesinë e ardhjes së shpejtë të pranverës.Megjithatë, edhe gjatë pjesës së parë të muajit mars, herë pas here do të ketë
hyrje të masave ajrore nga veriu i Europës të cilat do të ulin temperaturat në vlera negative për zonat malore por ditët e aca.
rta kanë ikur.

“Në ditët në vijim do të kemi një rritje graduale të temperaturave me 1 gradë celsius të vlerave termike duke bërë që deri të
premte maksimumet të shkojnë 20 gradë.Gjatë fundjavës do të kemi një rëniee të lehtë të vlerave, por sërish mbeten të larta
18-19 gradë ce’lsius në ultësirën perëndimore”– thotë ai.

error: Alert: Content is protected !!