Hapja e kufirit me Greqinë, Ministria e Jashtme del me njoftimin shumë të rëndësishëm për udhëtarët
Qeveria greke ka vendosur që të vijojë bllokimi i doganës sëKapshticës deri në më datën 8 mars. Kjo si rezultat i masave parandaluese për përhapjen e Covid.





Ministria e jashtme shqiptare ka paralajmëruar se nuk do të lejohet kalimi nga Shqipëria drejt Greqisë, por do të lejohet e anasjellta. Pra hyrja nga Greqia në Shqipëri dhe ky shërbim bëhet vetëm nga njëra palë. Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë, por vetëm e këmbësorëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë.
Njoftimi i plotë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të vijojë të jetë e bllokuar, deri më datë 08/03/2021.
Vendimi për shtyrjen e afatit të bllokimit është marrë nga qeveria greke, në kuadër të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar, për shkak të pandemisë COVID-19.





Për pasojë, deri më datë 8 mars, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).
Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.