Koronavirusi! Merret vendimi për dy qytetet, nis edhe një herë karantina. Ja rregullat e reja

Pas një takimi të jashtëzakonshëm në Qendrën e Operacioneve të Mbrojtjes Civile dhe duke marrë parasysh të dhënat e reja epidemiologjike që kanë dalë në Janinë dhe Kozani, me urdhër të Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave në Greqi, Nikos Hardalias, pas një propozimi nga Komiteti i Ekspertëve për koronavirusin dhe me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, Vassilios Papageorgiou, për arsye ur gjente të adresimit të një rrē ziku serioz për shëndetin publik dhe në veçanti për të kufizuar përhapjen e efekteve të sëmundjes COVID-19, merren masat e mëposhtme kufizuese, për njësitë Rajonale të Janinës dhe K
Ndalimi i funksionimit të të gjitha dyqaneve nga 12 mesnatë deri në 05.00 të ditës tjetër.

Pezullimi i çdo lloj ngjarjeje siç janë ahengjet, panairet tregtare, etj.

Përjashtohen nga pezullimi tregjet publike, të cilat do të funksionojnë me një kufi distance midis sporteleve të shitësve (5) metra dhe 50% të kapacitetit për kategorinë e shitësve.

Ndalimi i çdo lloj tubimi të qytetarëve mbi 9 persona për çfarëdo arsye, si në publik ashtu edhe në privat.

Restorantet lejojnë një numër maksimal të njerëzve në secilën tryezë deri në 4 persona, përveç nëse janë të afërm të shkallës së parë ku lejohen deri në 6 persona.

Përdorimi i detyrueshëm i maskës si jashtë ashtu edhe brenda.

Vihet re se në konsultim me Ministrinë e Financave për kompanitë e prekura, është e mundur të pezullohet kontrata e punës e punonjësve.

Më në fund, masat kufizuese të mësipërme janë të vlefshme për pesë (5) ditë nga e Mërkura 07-10-2020 dhe koha 22.00 deri të Hënën 12-10-2020, raportojnë mediat greke.

error: Alert: Content is protected !!