23 Vjeçarja Nënë E 11 Fëmijëve, Dëshiron T’i Ketë Mbi 100

23 vjeçarja nënë e 11 fëmijëve, dëshiron t’i ketë mbi 100

Një grua ruse ka zbuluar se ajo dhe burri i saj milioner kanë në plan të kenë deri në 105 fëmijë biologjikë, pasi kanë mirëpritur 10 bebe nga nënat sorrogate në vetëm 10 muaj.

Christina Ozturk 23-vjeçare e cila është me origjinë nga Moska, u takua me Galip Ozturk, 56 vjeçar ndërsa ishte duke pushuar në qytetin bregdetar të Batumit në Gjeorgji.

Christina, e cila lindi vajzën e saj Vika në moshën 17 vjeçe, tha se çifti vendosi të përdorë nënat zëvendësuese sepse ata dëshironin të kishin sa më shumë fëmijë që të ishte e mundur.

Nëna e 11 fëmijëve zbuloi se dyshja ka diskutuar të kenë mbi 100 fëmijë, duke thënë se nuk e di se sa do të jenë përfundimisht, por sigurisht që nuk kemi në plan të ndalemi në 10.

Christina, e cila këmbëngul në një rutinë të rreptë të kujdesit për fëmijët, pretendon se 10 foshnjat e saj flenë ‘nga ora 8 deri në 6 të mëngjesit’ çdo natë dhe tha që dadot e familjes regjistrojnë çdo detaj të fëmijëve në një grup ditarësh.

Ajo tha se ishte dashuri me shikim të parë kur takoi Galipin, një pronar pronash dhe transporti me origjinë nga Turqia, ditën e parë atje dhe e përshkroi atë si ‘mentorin, udhëzuesin dhe princin e saj përrallor të gjithë të mbështjellë në një’.

error: Alert: Content is protected !!