H.umbi jeten nga Covid, mesazhi perl.otes per 22 vjecaren qe iu p.rene endrrat ne mes

Euxhena Jorgji, vetëm 22 vjeç ishte shtruar prej një muaji në spitali Infektiv, por nuk mundi ta fi tonte dot bet ejën me COVID-19 duke mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme.

Universiteti i Tiranës ka përcjellë një mesazh ngushëllimi, teksa shkruan se ajo kishte përfunduar studimet bachelor në degën e Financës me rezultate të larta dhe largimi i parakohshëm nga jeta i ndërpreu në mes ëndrrat e saj.

“Sot morëm lajmin e hi dhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji. Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të Covid-19 i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj.

Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji, shokëve dhe shoqeve të saj për këtë humbje të madhe të vajzës dhe mikes së tyre. Rektori i Universitetit të Tiranës. Prof. Dr. Artan Hoxha”, mbyllet mesazhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!