E Papritur: Jepet Lajmi i Keq për Kufirin, Ja çfarë u Vendos…

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej sot pa test PCR mund të udhëtojnë vetëm në Kosovë

Ndërsa me vendet e tjera si Serbia, Bosnjë – Hercegovina dhe Mali i Zi nuk lejohet pa pasur test negativ 48 orësh për Kovid-19.

Andaj për të udhëtuar në këto tre vende të rajonit duhet të posedoni test negativ.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate ka informuar qytetarët e saj nëse prej të martës 12 tetor, planifikojnë të udhëtojnë drejt vendeve të rajonit.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i informon qytetarët se në përputhje me përkeqësimin e situatës me pandeminë KOVID-19 në rajon dhe numrin e madh të rasteve të reja pozitive

Hyrja e shtetasve maqedonas në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë nuk do të lejohet pa test negativ PCR i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë nga momenti i hyrjes në këto vende”, thuhet në komunikatë.

Mbetet mundësia që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të hyjnë në Kosovë pa test PCR

Por Qeveria u bën apel qytetarëve që të mos udhëtojnë jashtë vendit nëse nuk e kanë të patjetërsueshme.

Javën e kaluar u mor vendimi për të udhëtuar në vendet e rajonit pa test PCR

Mirëpo situata e fundit me rritjen e numrit të infektimeve ka bërë që vendet e tjera të rajonit të mos hapen për qytetarët e Maqedonisë së Veriut pas pasur test PCR negativ. (INA)