Shkolla mbyllet në 2 Nëntor për 3 muaj, Ministrja del me urgjencë dhe jep lajmin që..

inistrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për çështjen që ka shqetësuar opinionin publik, lidhur me një email që ka mbërritur në adresat e shumë mësuesve dhe prindërve se ministrja e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë shkollat për shkak të situatës me COVID-19, ka bërë xhiro në rrjet.

Në emailin që publikohet si më poshtë thuhet se do të mbyllet procesi mësimor për shkollat publike dhe jo publike duke nisur nga data 2 nëntor, për një periudhë 3 mujore.

Por si qëndron e vërteta?! ‘BalkanWeb’ u interesua pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që u konfirmua zyrtarisht se ky email nuk është i vërtetë. Burime zyrtare nga MSH përgënjeshtruan për ‘BalkanWeb’ faktin se ishte marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se emaili është fals.

error: Alert: Content is protected !!