Burri im ishte vr. asës! Eli Fara tregon si e rre.mbeu ai nga familja, ja cfare i bëra kur hyri..

“Unë isha në shkollën e mesme dhe studioja për kanto dhe merrja pjesë në aktivitete kulturore. Shumë shpesh isha për prova në pallatin e kulturës dhe aty kalonin djem çapkënë korçarë. Njëri prej tyre m’u qep keq, nuk shpëtova dot.

Ishte dashuria e parë, ato emocionet e para, ndjenjat që të lindnin për dikë që nuk e di se kush është. Unë u dashurova vetëm duke parë pamjen. Ishte çun simpatik dhe nuk mendoja për të tjerat sepse isha adoleshente, nuk më interesonte se kishte një shkollë, profesion apo çfarë punonte, apo se çfarë bënte në jetë. Unë isha 17 vjeç, shumë shpejt familja e mori vesh që unë po dilja me dikë dhe u bë një shqetësim, të.rmet i madh.

Jetonim bashkë të gjithë xhaxhallarët e mi, me dajën, me hallat, ishin shumë familje që rrinin bashkë dhe bëheshin me njëri-tjetrin shumë. Fisi bëri një mbledhje të madhe dhe kujtoj që u ndjeva e f.yer dhe e tu.rpëruar sepse ndoshta varet nga karakteri dhe natyra, kisha një krenari të tepruar edhe pse shumë e re dhe vendosa që nëse djali do pranonte, unë do ikja nga shtëpia. Ai u tregua i gatshëm dhe ndodhi. Sigurisht tani që jam pjekur, që kam Marinën, nuk jam krenare për atë që bëra, por janë gabime të një moshe shumë të re”, rrëfeu Fara

Më pas ajo tregoi se marrëd.hënia bashkëshortore ishte e mbushur me de.bate të shumta, pasi ajo e kuptoi se kë kishte zgjedhur të kishte përkrah vetes ndërkohë që priste shumë nga partneri i saj. Këngëtarja rrëfeu se di.vorci erdhi menjëherë pasi bashkëshorti u dë.nua me b.urg për një vr.asje.

“Ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një tr.agjedi të madhe, sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që sh.okun e ngushtë të ish-it e vr.anë. Pastaj filloi një tjetër st.uhi që ishte goxha e madhe për atë kohë hetime, gjyqe mbas gjyqeve që zgjatën shumë. (…) Gjyqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dë.nimin, derisa u dha dë.nimi i fundit dhe e përcaktuan dhe bu.rgun ku do vu.ante dë.nimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat, vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament”, rrëfeu Eli Fara duke u kthyer pas në vite.

error: Alert: Content is protected !!