Rastet e fundit me Koronavirus në shkolla, Vjen reagimi Urgjent i Ministrise se Arsimit

Në nje reagim online MASR ka sqaruar se për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje.

Pavarësisht situatës shqetësuese së krijuar me Covid-19, Ministria e Arsimit ka reaguar duke deklaruar se në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, mësimi po vijon normalisht.

Njëkohësisht, vijon MASR, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psi ko – soc ial.

Reagimi i MASR:

“Dëshirojmë t’ju informojmë se mësimi në këtë shkollë po vijon normalisht.

Për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje.

Njëkohësisht, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin
ps iko – so cial.

Ndërkohë, procesi i dezinfektimit në këtë shkollë është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfektimi më i fundit është realizuar ditën e djeshme.

Duam të sigurojmë prindërit e të gjithë opinionin publik se ne po punojmë intensivisht që jo vetëm në këtë shkollë por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizim të vazhdueshëm, me masa që respektohen e me nivel të lartë ndërgjegjësimi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave”.

error: Alert: Content is protected !!