Turqia ar matos Shqipërinë, japin al armin mediat greke: Do të na su lmojnë nga Pashalimani!

Turqia pritet të eksportojë në Shqipëri a.rmë anti-dr.onë. Dronët do të blihen nga një kompani turke e mbrojtjes me seli në Turqi. Ky lajm i publikuar në mediat turke dhe shqiptare, ka ala.rmuar Greqinë. Në një nga artikujt e medias greke pentapostagma.gr, ky bashkëpunim ndërmjet Turqisë dhe vendit tonë është cilësuar si rr.ezik për Greqinë. Si duket mediat fqinje po i kushtojnë rëndësi të veçantë marrëdhënieve dhe zhvillimeve diplomatike, kjo pasi marrëveshja Shqipëri –Greqi për çështjen e kufirit detar është ende në diskutim. Gjithashtu mediat greke e cilësojnë veprimin e Shqipërisë dhe Turqisë, si përgatitje për s.ulm ndaj Greqisë nga baza ushtarake e Pashalimanit.

Media greke citon se:

Bashkëpunimi për mbr.ojtjen Shqipëri-Turqi është forcuar dhe kjo kuptohet nga fakti se Shqipëria ka blerë sisteme dronësh nga një kompani turke e mbrojtjes me seli në Turqi. Koordinatori i kërkimit dhe zhvillimit i ndërmarrjes turke, Bekir Yalsin, ka deklaruar se kompania prodhon sisteme an.ti-dron në përputhje me kërkesat e Forcave të Ar.matosura Turke.

Sipas informacionit, shqiptarët do të përdorin sistemet kundër mjeteve ajrore pa pilot që transportojnë dr.ogë, bo.mba ose lloje të tjera të objekteve të paligjshme. Yalsin theksoi se sistemi an.ti-dron “IHAMAX” i eksportuar në Shqipëri është superior ndaj produkteve të tjera në fushën e tij. Sipas Yalsin ar.ma peshon rreth 4 kg dhe siguron mbrojtje lineare dhe rrethore deri në 2 km. Ju kujtojmë se Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen me Turqinë.

Ankara gjithashtu po përgatitet të zgjerojë objektet e saj ushtarake në bazën e Pashalimanit, ku ankorohen anijet lu.ftarake detare turke dhe ka shumë të ngjarë që mini-aeroplanmbajtësi turk “Anadolu” të vendoset atje. Komandot shqiptarë dhe Forca e Policisë Ushtarake Speciale në Zall Her kanë zëvendësuar modelet e a.rmëve ruse me a.rmë automatike turke, të tilla si M20, MP5, M4A1, MPT-76, etj. Ndërtesat e sapondërtuara të standardit të NATO-s në Bazën Ajrore Kuçovë mbajnë ngjyrën e ullirit, karakteristikë e bazave ushtarake. Për Turqinë, Shqipëria mban një pozitë të spikatur në Ballkan për planet e saj neo-Osmane, të cilat tani po shpalosen në Nago-Karabak dhe Mesdheun Lindor.

error: Alert: Content is protected !!