Bëhet parashikimi nga meter ologët: Ky dimër do jetë shumë ndryshe nga të tjerët, ja çfarë do ndodhë

Shërbimi meteorologjik AccuWeather ka publikuar një parashikim të madh sezonal për Europën. Në fillim të parashikimit, ata shkruajnë se vendet në të gjithë Europën po përjetojnë një valë të re të koronavirusit, e cila nxiti kufizime të reja që hyjnë në fuqi vetëm disa javë para fillimit të dimrit.

“Ndërsa është e pasigurt se si do të zhvillohet pand emia në muajt e ardhshëm, ekipi i parashikuesve afatgjatë të AccuWeather është shumë i sigurt se çfarë moti mund të presin europianët këtë dimër.

Ekipi përfshin Tyler Roys, i cili ka qenë meteorolog në AccuWeather për gati një dekadë, Alan Reppert, një meteorolog i vjetër që ka qenë me AccuWeather që nga viti 2001 dhe Jason Nicholls, meteorologu që drejton parashikimin ndërkombëtar të AccuWeather.

Ndërsa stinët kalojnë nga vjeshta në dimër, parashikohet që gjurma kryesore e stuhive në të gjithë Europën do të lëvizë në jug, dhe stuhitë e shumta do të lëvizin në Europën Jugore dhe Detin Mesdhe, por edhe Ballkan.

“Unë mendoj se do të jetë shumë më e stuhishme në krahasim me atë që kemi parë në vitet e mëparshme në Spanjë, Portugali dhe Francën e Jugut”, tha Reppert.