Maska nuk ka efekt, epidemiologu i njohur flet për situatën e virusit në Shqipëri, një izolim i dytë eshte i nevojshem

Në një intervistë për abc.news epidemiologu Ilir Alihmehmeti ka folur rreth situatës që gjendemi, rregullave, vaksinës së gripit dhe a do të ketë një izolim të dytë.

“Ky diskutim ka të bëjë edhe me gjëra të tjera, me ekonominë. Rënia e ekonomisë shkakton më tepër vdekje se një sëmundje e virusit. Unë si mjek llogaris edhe shëndetin publik. Faktori socio-ekonomik është faktor kryesor. Kjo do mbajtur me seriozitet në konsideratë. Nëse ata bëjnë llogari që të kenë humbje vendesh pune X, ajo përkthehet direkt në shëndet.

Një vit jetë i humbur i një pensionisti nuk është njëlloj si e një të riu. Nga pikëpamja kosto e efikasitetit, daljet janë të gjithë te të rinjtë jo te të vjetrit. Po të më pyesësh mua si Ilir, ai nuk është një sektor aq i rëndësishëm, nga krahu tjetër ai është vital për ata që punojnë aty. Për atë që ka restorant ai humb gjithçka. Është diskutim që duhet ta bëjnë qeveritë.” Shty pe r3k 1am3n më poshtë për të lexuar lajmin e plotë:

Arsyeja pse mbajtja e maskave me detyrim nuk ka shumë rezultat është kjo:

“Pritet që nuk do të kishte efekt. Nuk është maska që të shpëton, se ti mund ta kesh gjithë ditën me maskë, por fakti që kemi gjysmën e transmetimeve në shtëpi dhe 40% në administratë, ku maska ka qenë e detyrueshme që në korrik, ndërsa në rrugë nuk ka risk. Edhe sikur të kishte një efekt maska, duheshin mjekësore. Po të bësh një xhiro në Tiranë % e atyre që kanë maskë mjekësor të mbajtur mirë është shumë e vogël.”

Përsa i përket vaksinës së gripit dhe nëse ajo është e detyrueshme apo jo ai ka këtë mendim:

“Sivjet rastet me grip do të jenë më të pakta se vitin e kaluar, se të gjithë gripet do të klasifikohen si covid, kjo ka ndodhur në SHBA. Gripi nuk është shumë specifik në shenja. Duke qenë se të gjithë kanë covid-in në mes, nuk e mendon njeri gripin. Ditë e parë me temperaturë jepen antibiotikët, është gabim i madh, sepse mungojnë protokollet zyrtare për mjekun e familjes, nuk i ka dhënë kurrë ministria e Shëndetësisë. Gripi do të bjerë, mundësia për t’i marrë të dyja njëkohësisht ekziston, risku për ata që i kanë të dyja njëkohësisht është më i lartë, dhe personat që do të jenë të vaksinuar kundër gripit kanë ecuri më të mirë edhe ndaj covid-it. Ideja është 65-vjeç e sipër vaksinë të gjithëve kundër gripit. Tani nuk ka detyrim, nuk është e detyrueshme, ka qenë e ndikuar fort gjithmonë për këto mosha. Është e këshilluar. Nuk jam pro që të jetë me detyrim, por ka rekomandim të fortë, që ndihmon nuk ka dyshim.”

error: Alert: Content is protected !!