LAJMI FUNDIT: Merret Vendimi, Ja çfarë do ndodhë Javën Tjetër

Për mosdhënien e pagave shtesë nga 300 euro për punonjësit shëndetësor, teknik dhe vozitës, nga java e ardhshme nisin grevat për bojkotimin e punës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privatë, Jusuf Azemi thotë për KosovaPress, se punëtorët teknik, vozitësit, si dhe sigurimi nëpër spitalet e Kosovës po ballafaqohen direkt me pacientët që janë apo potencialisht mund të jenë të prekur me C0VID-19, andaj siç thekson ai, ata duhet trajtuar njëjtë me mjekët dhe infermierët kur bëhet fjalë për pagesën shtesë prej 300 eurove.

Azemi thotë se kërkesat e tyre janë të arsyeshme dhe shpreson se do të jenë të realizueshme.

“Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet për të hyrë në grevë. Tani kemi një presion nga punëtorët teknik që punojnë në qendrat e mjekësisë familjare dhe në qendrat klinike universitare. Definitivisht që të gjithë janë pro grevës, edhe pse në SSHKUK ka ende një hezitim për t’iu bashkëngjitur grevës, shpresojmë se do të koordinohemi edhe me ata dhe javën tjetër do të fillojmë me një grevë tërë ditore.

Ka pasur afat të mjaftueshme Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë. Ne kemi bërë me dije se do të ndalim shërbimet tona dhe këto shërbime nga java tjetër do të ndërpriten”, tha Azemi.

Kreu i kësaj sindikate ka treguar se vetëm rastet emergjente do të trajtohen, ndërsa të gjithë shërbimet tjera do të ndërpriten.

error: Alert: Content is protected !!