Zonja e hekurt sot vendos masa të hekurta, Gjermania merr vendimin e dhi mbshëm

Gjermania do të vendos sot masa tejet të ashpra për të parandaluar rritjen e rasteve me Co vid19. Numrat rekord të infektuarve në ditët e fundit kanë detyruar shtetin e fuqishëm gjerman që të radikalizojnë masat.

Merkel ka vendosur që mos të përdorë fjalën “bllokim”, por të gjitha masat e reja sillen rreth kësaj fjale. Ajo ka paralajmëruar se nëse situata do të jetë e njëjt si në ditët e fundit, nuk do të ketë më vend as për pacientë nëpër spitale.

Për të mos ndodhur kjo gjë, kancelarja do të merr “vendimin e dhimbshëm”.

Gastronomia do të pësojë keq ngase priten masa të rrepta në këtë fushë, mbyllja e tyre dhe kufizimi i punës në disa qytete, shkruan Indeksonline.

Qëndrimi në publik do të lejohet vetëm me anëtarët e familjes së ngusht. Të gjitha organizimet me më shumë se 10 persona do të ndalohen. Qëndrimi në orët e vona do të kufizohet masivisht.

Do të ndalohet çdo udhëtim apo vizitë me qëllimë turistike.

Çdo shkelje e mundshme do të dënohet shumë ashpër, ngase janë paralajmëruar masa radikale ndaj shkelësve të rregullave.

error: Alert: Content is protected !!