Shkencëtari infektohet qëllimisht me Koro navirus dhe jep lajmin e k eq

Një profesor, i cili eksperimentoi mbi veten e tij duke u infektuar me Covid-19, tha se shpresat për një imunitet të tufës janë të kota.

Dr. Alexander Cherpurnov, 69 vjeç, u infektua me koronavirus gjatë një udhëtimi në Francë në shkurt.

Pasi u shërua në shtëpinë e tij në Siberi, pa pasur nevojë për shtrim në spital, ai dhe ekipi i tij mjekësor në Novosibirsk nisën një studim për antitrupat e koronavirusit. Ata zbuluan se antitrupat ulen me shpejtësi.

Në fund të muajit të tretë që isha sëmurë, në trup nuk pikaseshin antitrupa”.

Ai vendosi të shqyrtojë mundësinë e riinfektimit. Në interes të shkencës, ai u bë kavie dhe qëllimisht u ekspozua përballë pacientëve të sëmurë me Covid-19.

Infek sioni i dytë ishte më serioz se i pari dhe ai u shtrua në spital.

“Për pesë ditë, temperatura ishte mbi 39 gradë. Humba shijen dhe aromën. Në ditën e gjashtë, skaneri tregoi se mushkëritë ishin pastruar. Virusi u largua shpejt”.

Konkluzioni i tij është se shpresat për imunitetin e tufës janë të kota. Virusi është këtu për të qëndruar, dhe teksa va.ksina mund të japë imunitet, ai do jetë i përkohshëm.

error: Alert: Content is protected !!