Uroj të mos nd odhë por Shqiperine e pret nje e keqe, Vjen lajmi i keq për të gjithë ne, e thote vetë ish-Ministri i Berishës

Një lajm i k eq për vendin tonë është ai që Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë në qeverinë ‘Berisha’, Besnik Mustafaj ka dhënë sot në News 24.

Mustafaj ka deklaruar se hapja e negociatave me BE do të shtyhet për vitin tjetër, ndërsa ka zbuluar dhe arsyen.

“Duke njohur Ramën e prisja. Duke njohur interesin e Shqipërisë nuk duhet të ndodhte. Meta u bë zëdhënës i një kërkese që erdhi nga opozita, që t’i dërgohet Venecias ligji për interpretim. Po të kemi parasysh që BE me komponentët kryesor reaguan duke i kërkuar Ramës të presë mendimin e Komisionit që do jepej në dhjetor, jo në mars.

Duke pasur parasysh interesin, shpresoja se nuk do ndodhte. Jemi para faktit të kryer. Pasojat janë shumë të dëmshme. Pas disa ditësh duhet të mblidhet Konferenca ndërqeveritare për kalenderin e negociatave, nuk do të ndodhë. Kjo është një arsye kryesore që tregon vullnetin. Rikompozimi i Gjykatës Kushtetuese është vullnet i kryeministrit. Por që të shtyhej votimi për të pritur Venecian është i tiji.

Reagimi është shumë i thjeshtë, do vijë dita që të mblidhet Komisioni Ndërqeveritar, negociatat do shtyhen për vitin tjetër. Gjasat janë shumë të mëdha, uroj mos ndodhë. KE nuk të çon avion, si NATO, ai merr këto gjëra që ka në dorë. Janë vendet anëtare që kanë qëndrime individuale, edhe nëse KE është dashamirëse”, tha Mustafaj.

error: Alert: Content is protected !!