U rgjente! Rastet me covid, kryeqyteti shqiptar drejt izolimit
Situata e krijuar nga rastet e të infektuarve me koronavirus ka bërë që në Kosovë të mendohen masa ekstreme.





Mësohet se ditën e sotme ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të takohet me Komitetit për Vlerësim për të marrë masa të reja për situatën e pandemisë.





Opsioni kryesor është futja e Prishtinës në izolim në dy ditët e fundjavës. Ky opsion do të diskutohet sot dhe pritet që të miratohet pas shifrave alarmante që kanë dalë dje në kryeqytet, gjithsej 286 raste.