Mësohet arsyeja, ja pse Albin Kurti e ndërroi vendbanimin

Kryeministri AlbinKurti e ka ndërruar vendbanimin. Raportohet se është shpërngulur në një shtëpi në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë, pronar i së cilës është Blerim Zagragja
E vendimi për ndërrim të vendbanimit e zgjerimi i tij pas marrjes së pozitës së kryeministrit, u komentua e kritikua nga oponentët politik e nga partia u tha se u bë për arsyeje sigurie.

Media me burime të tij raporton se Kryeministri Kurti, vendimin për të ndërruar vendbanim nuk është se e bëri me vetëdëshirë.
Kjo pasi ai me të kuptuar se mund të jetë kryeministër i vendit, ishte sugjeruar nga Policia e Kosovës që të ndërroi lokacion, shkaku i sigurisë.
“Kurti nga marrja e rekomandimeve nga personeli i PK-së dhe bazuar në protokollin e sigurisë është vendosur në një hapësirë të re të banimit më shumë se 2 muaj”.

Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Drizan Shala, tha për këtë medium se në rastin e Kurtit është respektuar protokolli i sigurisë.
Sipas tij, sigurimi i një personaliteti në banim kolektiv është tejet i vështirë.

“Në lidhje me dislokimin e Kryeministrit të Kosovës në një hapsirë tjeter të banimit mund të themi që më këtë rast është respektuar protokolli i sigurisë të pas parasysh që sigurimin e një personaliteti në banim kolektiv është tejet i vështirë, duke mare parasysh që ka një frekuentim më të madh të qytetarëve banues në atë hapsirë e cila duhet të sigurohet nga personali i uniformuar”.

Shala, shton se për të mos pasur kësi dilema, në të ardhmen është mirë të krijohet një hapësirë e banimit për tri pozitat kryesore siç janë Presidentit, Kryeministrit dhe Kryparlamentari.
“Ajo do plotësonte gjitha kriteret e sigurisë dhe kjo hapsirë me qenë në pronësi të Qeverisë së Kosovës siç është rasti më Shtëpinë e Bardhë në SHBA”, tha ai.

Ndryshe, lidhur me ndryshimin e vendbanimit të Kurtit nga banesa në një shtëpi, ende nuk ka dhënë asnjë sqarim kryeministri e as zyra e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!