Femra do hapë gojën! Ina Rama do shkallmojë nesër Fullanët, Berishën dhe Metën, ja çfarë do ndodhë

Ish-kryeprokurorja që kërkoi 10 vite më parë të fuste në burg Metën, Bashën dhe Mediun, do t’u japë nesër një goditje klanit Fullani-Meta-Berisha, Arjana Fullani pritet të përjashtohet me 15 vite nga drejtësia; si avokate ka marrë Evelina Qirjakon që ia mbathi nga Gjykata e Lartë nga frika e Vetingut

Ish-prokurorja Ina Rama, e cila mbahet mend nga shqiptarët për shkak se kërkoi të fuste në burg Ilir Metën për korrupsion, Fatmir Mediun për Gërdecin dhe Lulzim Bashën për aferën me rrugën Durrës-Kukës, pritet t’i japë nesër një goditje të rëndë fronit kundër reformës në drejtësi, me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Ina Rama është relatore e çështjes së Arjana Fullanit, e cila kërkon të rrëzojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit përjashtimin me 15 vite nga drejtësia, pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë nga frika e Vetingut, aty ku e kishte emëruar Sali Berisha dhe që kishte edhe mbështetjen e Ilir Metës.
Arjana Fullani ka marrë pjesë në gjyqin për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu në vitin 2012, pasi Meta dhe Berisha kishin lidhje të forta me burrin e saj në krye të Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullanin, i cili u arrestua për vjedhjen e thesarit, por që më pas doli i pafajshëm nga një drejtësi që kontrollohej nga dyshja Meta-Berisha.

Janë pikërisht këto lidhje të forta klienteliste që i japin vendimit të nesërm një rëndësi të madhe. Ina Rama ka përgatitur që sot relacionin nëse Arjana Fullani duhet apo jo të përjashtohet nga drejtësia.
Sipas burimeve, Kolegji i Posaçëm i Apelimit është i mendimit se Arjana Fullani, simbol i drejtësisë së Ilir Metës dhe Sali Berishës, duhet të përjashtohet me 15 vite nga drejtësia shqiptare.

error: Alert: Content is protected !!