Bëhuni gati deri të dielën, vjen lajmi i papritur për të gjithë prindërit

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vak sinimin e të moshuarve në Gjirokastër.

Manastirliu tha se gjatë fundjavës pritet të ketë një ulje të grupmoshës së vak sinimti në të gjithë vendin.

“Në gjithë qarkun e Gjirokastrës janë kryer mbi 10 mijë vak sinime, ndërsa në tërësi kemi arritur mbi 230 mijë vak sinime. Në Gjirokastër ne kemi filluar të ulim grupmoshën. Edhe pse në fakt presim që gjatë kësaj fundjavës të kemi një ulje të moshës në gjithë vendin, pra + 65 vjeç dhe +60 ata me sëmundje kronike”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se ndërprerja e fluturimeve ka bërë që të ketë vonesa në ardhjen e vak sinave, ndërkohë që tha se janë të përgatitur për të rritur ritmin e vak sinimit.

“Kemi pasur pak vështirësi sepse në fakt pezullimi i linjave ajrore ka bërë që edhe vak sinat që prisnim që të vinin, të vonohen. Ndërkohë që ne duam që të rrisim ritmin e vak sinimeve dhe jemi të përgatitur për 20-30 mijë vak sinime në ditë”, bëri me dije Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!