Nuk do jetë më ftohtë, Të premte rriten temperaturat, ja sa do shkojnë

Të enjten mbetet ende ftohtë me mundësi për rrebeshe bore. Nga e premta më shumë diell me temperatura në rritje në fundjavë. Javën e ardhshme temperaturat edhe deri në 20C.

Pas të ftohtit arktik që g od iti Europën, dhe u shtri edhe mbi rajonin tonë, ditëve të ardhshme po parashihet një përmirësim gradual i motit.

Ditën e enjte mbetet ende ft ohtë, e gjatë ditës me mundësi edhe për ndonjë rrebesh bore. Mirëpo nga dita e premte pritet mot kryesisht me diell.

Këtyre dy ditëve orëve të mëngjesit mund të paraqiten edhe ng rica, shkaku edhe i temperaturave të ulëta.Në fundjavë parashihet të mbajë mot më stabil, me diell dhe vransira ditën e diel.

Ditën e diel ka gjasa që të kemi edhe riga lokale shiu.

E në llim të javës së ardhshme parashihet mot më i ngrohtë me vransira dhe kthjellime, por pa mundësi për të reshura.

error: Alert: Content is protected !!