A e mbani mend ‘Menekshen’ vajzen e bukur? Ja si ka ndryshuar jeta e saj

Disa vite me pare nje telenovele shume e ndjekur nga shqiptaret ishte “Menekshe dhe Halili” dhe shume prej nesh qe e kane pare e mbajne ende mend personazhin e saj kryesor Menekshene. Aktorja turke Sedef Avci tani eshte 38 vjeç, e martuar dhe ka nje djale me emrin Xhan. Ajo publikon shpesh në rrjete sociale foto me familjen e saj ku duket shume e perkushtuar si ndaj djalit ashtu edhe ndaj bashkeshortit.

Jeta ne karandite gjate ketyre muajve edhe per te ka qene teper e mbushur edhe me angazhime te mesimit online bashke me te birin dhe kete gje e ka publikuar shpesh si edhe rutinen e perditshme. Megjithate e bukura eshte se ajo e ka pare kete te gjithen shume pozitivisht dhe madje i pelqen se tavolinat dhe shtepite jane plot edhe pse rruget duken te zbrazeta.

“Këto ditë na gjejnë në kuzhinë. Rrugët janë të qeta, por shtëpitë janë plot gjallëri. Më duket si koha e fëmijërisë. Tavolinat janë plot dhe familja së bashku. Po shoh anën pozitive. Do e mundim koronën”-tha aktorja. Sedet Avci ka nje tjeter rol ne serialin “Kryeqyteti-Abdulhamid” ku do ta shohim se shpejti por kesaj radhe ne rolin e nje personazhi paksa tinezar.

error: Alert: Content is protected !!