Shkoi me dhimbje të forta në maternitet, ndërron jetë 20 vjeçarja shtatzënë

Një 20 vjeçare nga fshati Zhulat i Gjirokastrës ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në maternitetin e këtij qyteti. Identiteti i saj nuk bëhet ende i ditur.
Paraprakisht bëhet me dije se e reja që ishte dhe shtatzënë, është paraqitur në maternitetin e spitalit të Gjirokastrës rreth orës 03.30 të mëngjesit dhe me dhimbje të forta në bark. Fatkeqësisht 20 vjeçarja nga fshati Zhulat nuk ka mundur të jetojë dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, mjekët e maternitetit janë shprehur se foshnja ka qenë në një pozicion kryq në barkun e nënës dhe kjo i ka shkaktuar asaj probleme e dhimbje. Për këtë rast po pritet dhe për ekstertizën mjeko-ligjore e cila do të nxjerr saktë shkakun e vd ekjes.

error: Alert: Content is protected !!