Shi dhe ftohtë, Ja si pritet të jetë moti këto ditë

Shi dhe ftohtë, Ja si pritet të jetë moti këto ditë. Çadra nuk duhet t’ju mungojë përgjatë gjithë ditës pasi sot nisin reshjet e shiut që do të zgjasin gjithë javën.

Dita e sotme do të nisë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cila gjatë paradites pësojnë zhvillim duke sjellë shira të izoluar dhe të pakët në veri dhe pjesërisht qendër.

Këto kushte të motit mbeten deri pasdite vonë kur reshjet e pakta përfshijnë gjithë vendin tonë. Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por ulen në mesditë.

Duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7grade deri në 20grade, keshtu pritet te jete moti ne ditet e ardhsme. /LAJME

error: Alert: Content is protected !!