Receta E Hetem Ramadanit Për Një Jetë Më Të Gjatë Dhe Më Të Shëndetshme

Receta e Hetem Ramadanit për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme

Biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani, tash i njohur për mjekësinë alternative, jokonvenciionale, në një intervistë, ka zbuluar recetën e tij ushqimore, për të cilën thotë se nëse i përmbahemi me përpikëri, mund të jetojmë pa problem mbi 100 vjet.

Ai ka thënë se 2-3 vitet e fundit, dieta e tij bazohet në yndyra. Kaloritë me të cilat ushqehet, përbëhen nga yndyrat në masën 70-80%. Gjithashtu Ramadani, në mënyrë periodike, çdo muaj, kryen agjërim 4 deri në 7 ditë, pa asnjë ushqim, përveç ujit.

Ramadani thotë se edhe medikamentet, pra iilaçeet mund të zëvendësohen me ushqime.

“Është e mundur që me ushqime, së pari të mos arrijmë të kemi nevojë për të përdorur medikamente dhe së dyti, po qe se jemi preekur nga sëmunddjeet, me regjimin që unë ndjek, mund t’i zëvendësojmë këto medikamente. Edhe babai i mjekësisë moderne, Hipokrati, 2500 vite më parë ka thënë: le të përdorim ushqimin si mjet shërimi. Nëse e pranojmë këtë paradiigmë, atëherë bëhet realitet”.

Ai thotë se po t’i referohemi Shoqatës së Kardiologëve Amerikanë, e cila rekomandon konsumimin e sa më shumë frutave, drithërave etj., si dhe marrjen e sa më pak yndyrave, kjo sipas tij është vërtetuar se është regjim i gabuar.

“Prej tre vitesh, unë kam bërë ndryshime radiikalee, ku receptura ime (regjimi), ose më mirë të themi, burimi im i energjisë për trupin, për mitokkondriiat (mitoochondriia – mikroorgaaniizma që kanë rolin e centraalit elektriik, duke krijuar energji për qeliizat) janë yndyrat. Sot mendohet se burim energjik për qelizat është glukoza dhe mendohet që trupi e truri nuk funksionojnë pa glukozë, kurse teoritë që unë kam adaptuar sipas studimeve më të reja, tregojnë se shumica e sëmunndjeeve kroniikee shkaktohen pikërisht nga përdorimi i karbohidrateve (sheqernave)”.

error: Alert: Content is protected !!