E fundit! Eugena Tomini tregon kur mund të nisin dasmat dhe koncertet, ja lajmi i mirë

Zv ministrja Eugena Tomini, njekohesisht edhe shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik deklaroi se deri në pranverën e ardhshme, Shqipëria mund të arrijë imunitetin e tufës.

Sipas saj, deri në tremujorin e parë të vitit 2022, aktivitetet kulturore dhe sportive mund të zhvillohen me prezencën e spektatorëve.

Kujtojmë se momentalisht në vendin tonë aktivitetet sportive zhvillohen pa prezencën e tifozëve për shkak të masave prandaluese të COVID-19, ashtu si grumbullimet masive si dasmat, koncertet muzikore etj.

Megjithatë UEFA ka lajmëruar se në Kampionatin Europian të Futbollit që pritet të zhvillohet nga data 11 qershor deri në 11 korrik, do të lejohet që stadiumet të presin tifozë deri në 25% të kapacitetit të tyre.

The post E fundit! Eugena Tomini tregon kur mund të nisin dasmat dhe koncertet, ja lajmi i mirë appeared first on .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!