Kush mund të ishte pasuesi i Ramës në Partinë Socialiste? Arjan Çani i habit të gjithë me deklaratën

Gazetari i njohur Arjan Çani është shprehur se kryeministri Edi Rama do vazhdojë në krye të PS edhe nëse nuk i fiton zgjedhjet e 25 prillit.

Po nëse nuk e fiton garën e 25 prillit çfarë do të kërkojë?

Nëse nuk fiton nuk do të ketë mundësi të kërkojë asgjë, do vazhdojë në krye të PS për tu rikthyer sërish në qeveri. Rama nuk di të bëjë gjë tjetër në jetë përveçse të jetë në pushtet.

Kush mund të ishte pasuesi i zotit Rama në Partinë Socialiste?

Nuk ka, delfini i tij, ai që ia bën punën ashtu siç do ai dhe mund ta përdorë sit ë dojë është ky që ka bashkinë e Tiranës që shquhet për një ambicie të paparë për pushtet. Mendoj se nëse nuk do jetë ajo nuk shoh njeri tjetër. Pasues i Ramës është Rama. Rama nuk ikën nga pushteti me mjete elektorale. Ai ikën vetëm me mjete të tjera të cilat nuk i them dot sepse kostojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!