Qytetari gjen 100 euro para bankomatit, kërkon pensionerin që i kanë rënë

Qytetari mitrovicas, Halil Qubreli, ka gjetur sot 100 euro para bankomatit të një banke në Mitrovicë.

Ai ka thënë se ato duhet të jenë të ndonjë pensioneri që i kanë tërhequr sot, shkruan “Jepi zë”.

Qubreli ka kërkuar që të gjendet disi pensioneri që i kanë rënë, duke ditur se edhe ashtu pensionet janë të ulta.
“Sot me date 24 04 21 ora 14:57 rrugen Mbretëresha Teutë Mitrovice, ne bankomatin e NLB bank I kom gjet kto 100 euro kto pare sigurisht i ka harru naj pensioner e lus allahun Qe ti bjen n sy ky postim ati Qe I ka harru e ta kalojm edhe kit sprov 🙏☝️❤️”, ka shkruar ai.

Ndryshe, pensionerët këtë muaj marrin vetëm 100 euro, pasi është ndryshuar vendimi i Qeverisë i cili u jepte nga 120 deri muajin e fundit.

error: Alert: Content is protected !!