“Doktori më mori brenda në sallën e operimit dhe…” Çiljeta Xhilaga habit me rrëfimin: Pret lëkurën dhe…

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka qenë dje e ftuar te emisioni “Rudina”, ku ka rrëfyer ëndrrën e saj për t’u bërë kirurge plastike.

Gjatë intervistës ajo zbuloi se tashmë po mëson punimin e vetullave pasi gjithmonë ka qenë e talentuar në pikturë.

Rudina Magjistari: Ka një video që ke hedhur në Instagram së fundmi, ku ke filluar të mësosh një mjeshtëri tjetër, në kuadrin e biznesit që ti ke ndërtuar. Të mësosh të bësh vetullat tatuazh.

Çiljeta Xhilaga: Pasioni im ka qenë gjithmonë piktura, që në fëmijëri. Kam pasur shumë dorë për pikturë. Madje edhe stiloja veshje. Mund t’i kem dhe sot e kësaj dite ato kujtime që i kam ruajtur në dosje në shtëpi. Nuk ka pasur libër që në klasën e tretë e tutje, që unë nuk vizatoja syrin apo vetullën. Kështu, po mendoja që të marr një vajzë, që ta trajnoja dhe ta kem për mikroblendin në dyqan, pastaj thashë pse mos ta bëj vetë. Është një nga pasionet e mia që mua më shkon dhe shumë përshtat edhe e bëj me shumë dëshirë, sepse kam edhe shumë durim.

Rudina Magjistari: Interesante, kush do dëshirojë më vonë që të bëjë këtë ndryshimi në vete përmirësimi estetik, direkt tek Çiljeta. Është e vështirë Çiljeta?

error: Alert: Content is protected !!