Rekorde Shikueshmërie Të “Love Story”, Mund Ta Ndiqni Edhe Nëpërmjet Aplikacionit Klani Im

Emisioni “Love Story” theu rekorde shikueshmërie që në puntatën e parë të saj.

Plot 60% ishte shifra e shikueshmërisë javën e kaluar ndërkohë që në kanalin e Youtube për më pak se 24 orë u arritën 1 milion klikime.

Por Alketa Vejsiu solli një lajm shumë të mirë për të mos humbur asnjë emocion nga “Love Story”.

Të gjithë shqiptarët mund ta ndjekin edhe nëpërmjet aplikacionit Klani Im.

“1 milion klikime brenda 12 orëve të para. Për të gjithë ata që nuk jetojnë në Shqipëri dhe nuk na ndjekin në kohë reale në Tv Klan, Youtube dhe Tv Klan bashkë me aplikacionin Klani Im janë zgjedhja perfekte që të mos humbisni asnjë episod dhe asnjë nga emocionet tona”, tha Alketa Vejsiu. /tvklan.al

error: Alert: Content is protected !!