Humb Jetën mjeku Shqiptar në ITALI i cili u infektua me Koronavirus

Ka ndërruar jetë mjeku i mirënjohur Bledi Nini, i cili ishte infektuar me Covid-19 dhe gjendej për kurim në Itali.

Pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë, i ndjeri, i cili shërbente si mjek ORL në QSUT nuk ka mundur dot të jetojë. Mbi lajmin e hidhur ka reaguar edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

“U nisa për në “Shkollën Tregtare” me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat,

Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua.

Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!”- shkruan Leli.

error: Alert: Content is protected !!