Pandemia e koronavirusit përhapet frikshëm, Shteti fqinj merr Vendimin të Mbyllet…

Bullgaria do të mbyllë shkollat, restorantet, qendrat tregtare dhe palestrat, deri më 21 dhjetor, ndërsa përpiqet të përmbajë rritjen e infeksioneve të reja të koronavirusit.

Kufizimet, të cilat do të fillojnë nga e premtja, kanë për qëllim parandalimin e mbingarkesës së sistemit shëndetësor dhe ndalimin e përhapjes së infeksioneve, në vendin e Ballkanit me 7 milionë banorë.

“Zvogëlimi i kontakteve sociale ose karantina janë provuar të kenë ndikim të Covid-19. Për të lehtësuar presionin mbi spitalet që janë në prag të kapaciteteve, ne po vendosim masa për tri javë”, tha kryeministri Bojko Borisov.

Ashtu si pjesa më e madhe e Evropës Qendrore dhe Lindore, Bullgaria e kaloi valën e parë të pandemisë Covid-19 relativisht mirë në pranverë, por rastet kanë shënuar rritje në të gjithë rajonin, këtë vjeshtë.

Rreth 6365 njerëz janë në spitale dhe rreth 400 prej tyre janë në kujdes intensiv. Spitalet janë të tensionuara, me staf të reduktuar, për shkak të infeksioneve në rritje të personelit mjekësor.

Sipas të dhënave, Bullgaria kanë qenë e treta në Bashkimin Evropian sa i përket vdekjeve nga COVID-19 për 100 000 banorë, gjatë 14 ditëve të fundit, pas Belgjikës dhe Republikës Çeke. Në total, 3226 njerëz në Bullgari kanë vdekur nga Covid-19 këtë vit.

Disa qindra bullgarë protestuan, të mërkurën, kundër masave të reja dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar atë për dështim në reformimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor mes korrupsionit të përhapur.

Të gjendur në izolim, shkollat dhe universitetet do të kalojnë në studime online, ndërsa kopshtet do të mbyllen.

Grumbullimet private do të jenë të kufizuara deri në 15 persona dhe të gjithë restorantet, baret, kafenetë dhe klubet e natës do të mbyllen. Udhëtimet turistike brenda dhe jashtë vendit do të ndalohen.

error: Alert: Content is protected !!