Greqia shtyn izolimin “E mbërthyer” keq nga koronavirusi, ja deri në çfarë date

Kurba e infektimeve në Greqi nuk ka për qëllim të ulet. Çdo ditë edhe më shumë të infektuar regjistrohen.

Në 24 orët e fundit autoritetet greke kanë njoftuar 2,018 raste të reja me koronavirus dhe 99 vdekje. Një tjetër rekord është shënuar, 608 pacientë janë në ventilator.

Si pasojë e rritjes së infektimeve, vdekjeve dhe numrit të lartë të intubimeve, Greqia vendosi sot të shtyjë izolimin.

Qeveria greke zgjati deri në orën 6 të mëngjesit të 7 dhjetorit masat kufizuese të vendosura për të përmbajtur përhapjen e SARS-CoV-2 në vend, pasi numri i vdekjeve dhe intubimeve mbeti i lartë gjatë tre javëve në izolim mbarëkombëtar.

Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas tha se shtyrja e masave është e nevojshme pasi ngarkesa virale në vend mbetet e lartë.

Petsas shprehet se ka indikacione se numri i infeksioneve të reja ka filluar të ulet dhe nëse ky ritëm vazhdon do të lehtësojë presionin mbi sistemin shëndetësor.

“Vetëm atëherë mund të planifikojmë një kthim gradual në normalitet.”- tha ai.

error: Alert: Content is protected !!