NASA jep paralajmërimin: Nëse përplasemi nga një asteroid pasojat do jenë katastrofike

NASA ka kryer një eksperiment se si bota do të reagonte nëse do të përballej me një asteroid. Nëse një asteroid do të vinte në Tokë, rezultatet e eksperimentit treguan se shtetet nuk do të mund ta përballonin dhe kjo do ishte një katastrofë. Sipas NASA edhe nëse do të kishim gjashtë muaj për t’u përgatitur përplasja do të ishte e papërballueshme. Skenari u luajt gjatë një konference mbrojtëse planetare të organizuar nga Kombet e Bashkuara dhe duket se qeveritë në të gjithë botën do të ishin të papërgatitur për situatën. Zyrtarët thanë:

Nëse përballemi me skenarin në jetën reale, ne nuk do të ishim në gjendje të lëshonim asnjë anije kozmike në një njoftim kaq të shkurtër me aftësitë aktuale. Në vend që të përpiqemi të shkatërrojmë asteroidin, duket se plani më efektiv do të ishte evakuimi i zonës që do të prekej. Por edhe një skenar i tillë do të sillte një shkatërrim të madh.

 

error: Alert: Content is protected !!