Ekspertët i kërkuan Kryeministrit të izolonte vendin por nuk pranoi, del dokumenti që nxjerr bl of qeverinë

Pak ditë më parë u bë me dije se qeveria dhe Komiteti i Ekspertëve kishin dalë në përfundimin dhe vendimin, se për shkak të situatës me Covid, vendi do të izolohej nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Por sipas një dokumenti që Syri.net deklaron se ka siguruar, Komiteti i Ekspertëve, i ka propozuar kryeministrit të vendit që karantinë dhe izolimi të vihej prej orës 22:00 të së premtes, deri në orën 06:00 të së hënës, dhe në fundjavë të lejoheshin vetëm urgjencat dhe emergjencat, dhe personat që do duhej të dilnin për të gjerat bazike të përditshme, do duhej të merrnin leje tek E-albania.

Por kjo duket se nuk është mbështetur nga kreu i qeverisë.

Po ashtu ekspertët kanë kërkuar që aktivitet tregtare, veç farmacive dhe ushqimoreve, të mos funksionin në fundjavë, në atë fashë orare të përcaktuar.

error: Alert: Content is protected !!