Në këto kantone mund të shkoni në kafe edhe pas orës 19

Nga e shtuna ka hyrë në fuqi ndalesa e punës për dyqanet, restorantet, baret dhe kafenetë në Zvicër nga ora 19. Ekzistojnë megjithatë përjashtime gjatë Krishtlindjeve, natës së Vitit të Ri, si dhe – sipas parimit federal – për kantone ku situata konsiderohet të jetë nën kontroll.

Këshilli Federal përcakton përjashtimet duke përdorur dy faktorë: Së pari, numri i riprodhimeve duhet të mbetet nën 1 për 7 ditë rresht, shkruan 20minuten.ch. Së dyti, kantonet duhet të plotësojnë kriteret e caktuara: Numri infeksioneve në 7 ditët e fundit, në 100.000 banorë të jetë më i ulët se mesatarja e Zvicrës.

 

Përjashtimi aktualisht vlen vetëm për 7 kantone: Fribourg, Gjenevë, Jura, Neuchâtel, Obwalden, Vaud dhe Valais, transmeton albinfo.ch.

Kantonet perëndimore të Zvicrës Vaud, Neuchâtel, Fribourg, Gjenevë dhe Jura kanë vendosur së bashku që restorantet e tyre të lejohen të qëndrojnë të hapura deri në orën 23.00. Në kantonin Valais deri në orën 22.00.

error: Alert: Content is protected !!