Ja si të filloni hum-bjen e kilogramevee të tepërt, këshillat e ekspertëve

Në një studim të vitit 2013 tregohet se personat mbipeshë të cilët konsumojnë 1-2 litra ujë për disa javë rrjesht, kanë hum-bje të masës trupore, reduktim të dhjamit rreth zonës së barkut dhe më pak toksina në organizëm.

Njerëzit shpesh ngatërrojnë ndjesinë e etjes me atë të uri-së, ndaj para se të merrni diçka për të ngrënë pini pak ujë të ftohtë.Në këtë mënyrë do të ndiheni më të ngopur dhe do të digjni më shumë kalori edhe teksa ushqeheni.

Studime më të hershme kanë treguar se kjo mënyrë është mjaft efikase për të hum-bur deri në 2 kilogramë në një periudhë 12 javore, vetëm duke konsumuar ujë.

Përtej këtyre të dhënave, uji ndihmon në përçimin e oksigjenit në të gjith trupin si dhe ndihmon në funksionimin e mirë të trurit, ndaj qëndroni të hidratuar.Ajo çfarë ka rëndësi në këtë pikë është që ju të zgjidhni ujin me mineralet dhe vlerat e duhura për trupin tuaj.

error: Alert: Content is protected !!