Ekspertët paralajmërojnë dimër të vërtetë, ja çfarë do ndodhë këtë javë e në vijim

Gati gjysma e dimrit shkoi dhe temperaturat më shumë i ngjasonin pranverës së hershme se sa stinës së dimrit, por ndryshimi substancial i temperaturave në favor të dimrit po vjen gradualisht.

Pas reshjeve shumë të fuqishme të shiut dhe borës së ditëve të kaluara masat e lagështa ajrore ciklonike do të dobësohen, por nuk do të largohen krejtësisht. Me depërtimin e disa fronteve të fuqishme polare gjatë mesit të kësaj jave do të kemi reshje të reja bore në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe shumë pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Gjatë fundjavës pritet depërtimi i “bishës së lindjes” – (“the beast from the east”) term ky i përdorur shumë nga ekspertët e meteorologjisë në Evropë kur kemi depërtim të një mase të fuqishme të ftohte ajrore nga lindja, ose Siberia.

Pra fillimi i javës do të shënojë ndërprerjen e reshjeve atmosferike dhe qetësimin e përkohshëm të atmosferës, mesjava na sjell reshje të reja shiu të cilat menjëherë do të shndërrohen në borë, por nuk priten reshje intensive sikur ditëve të kaluara. Fundjava na sjell temperatura shumë të ulëta siberike, erëra të akullta veriore dhe fjolla sporadike bore.

Ishte ky parashikimi javor më disa fjalë dhe nëse ka ndonjë ndryshim eventual do tu lajmërojmë në postimet tona të përditshme.

error: Alert: Content is protected !!