Një ditë pas vaksinimit, zbulohet gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në ditën e dytë të vaksinimit për Covid.

Ndërsa në ditën e parë u vaksinuan 50 mjekë e infermierë të spitalit Infektiv, këtë të martë tha ministrja Manastirliu do të vijohet me mjekët e tjerë dhe infermierët e dy spitaleve Covid1 dhe Covid2, si dhe me epidemiologëve nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja. Shty pe r3k 1am3n më poshtë për të lexuar lajmin e plotë:

“Nuk kemi pasur asnjë informacion në lidhje me efektet anësore“, u shpreh Manastirliu për ditën e parë.

Ndërsa Rama u përshëndet me epidemiologët që prisnin të vaksinoheshin, u shpreh se ai vetë ndihej shumë mirë një ditë pas vaksinimit.

“Hajt se shumë mirë do shkojë. Nuk ka asnjë problem. Se unë pasi bëra dje më conin sms “hë si je”. Po mirë jam“, tha Rama.

error: Alert: Content is protected !!