U tha për nesër por Shqipëria nis të mbulohet nga dëbora, pamjet ju lënë gojëhapur
Sikundër u parashikua nga IGJEUM, ka nisur që mbrëmjen e sotme ulja e temperaturave. Këtë mbrëmje, pas reshjeve të dendura të shiut prej 4 ditësh në Bulqizë, ku dhe pati edhe përmbytje në rrugë,kanë nisur reshjet e dëborës.





Policia lokale e Bulqizës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes pasi reshjet e dëborës po vijojnë me intensitet të lartë.
Top Channel ka siguruar pamje nga dëbora në Bulqizë në këtë mes janari të 2021-shit.