I fundit! COVID i merr jetën mësueses në qytetin e Vlorës (EMRI+FOTO)

Covid-19 i ka marrë jetën mësueses Pëllumbesha Xhiaj, arsimtare në qytetin bregdetar të Vlorës.

Lajmin e trishtë e ka dhënë gazetari vlonjat Enrik Mehmeti, i cili shkruan se Pëllumbesha Xhiaj ka qenë mësuesja e tij kujdestrae në shkollën Rilindja.

“Covid-19 vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe sot një lajm shum i trishtë që në mëngjes për mësuesen time kujdestare në Shkollën Rilindja. Pëllumbesha Xhiaj një mësuese dhe një nënë model, ka humbur betejen me sëmundjen tinzare te Covidit.

Pavarësisht përpjekjeve te personelit mjekësor,u këput ne mes jeta e mësueses me shpirt te bukur,e cila punoi 40-vjetë në arsim. Pëllumbesha do te kujtohet plot mirësi dhe pozivitet, nga familja, te afërmit, miqtë dhe koleget. Vite më parë humbi dhe bashkëshortin duke i rritur e vetme fëmijët e saj. U prehësh ne paqe mësuese Pëllumbesha”, shkruan gazetari dhe ndan fotot e mëposhtme.

error: Alert: Content is protected !!