Kush po infektohet në Shqipëri? Silva Bino jep lajmin e keq, virusi po përhapet më shumë tek…

Silva Bino zbuloi sot te dhene shqetësuese në infektimet e dy javëve te fundit në vend. Një situatë epidemiologjike që ka detyruar komitetin e ekspertëve të vendosë të mbajë të mbyllura universitetet që do vazhdojnë të zhvillojnë mësim online.

Sipas Binos, është vënë re një rritje e infektimeve në grupmoshën 15-24 vjeç, pra tek të rinjtë.

“Grupmoshë kjo që ka pasur një qendrueshmëri gjatë gjithë kohës e vihet re kjo rritje në javët e fundit, se gjatë gjithë kohës së COVID në nuk kemi pasur rritje të theksuara në këtë grupmoshë. Rritje kjo, krahas rritjes që vëmë re në grupmoshat e tjera. Kjo ndoshta lidhet me shumë faktorë, e grumbullimet për festa por që na kërkon të kem sa më shumë kujdes se është grupmoshë që frekuenton dhe universitetet e shkollat e mesme. Këto masa shpresoj që do ndikojnë që të kemi atë qëndrueshmëri që kishim dhe më parë”, tha Bino.

error: Alert: Content is protected !!