Zyrtare: Kosova e pavarur nga Serbia, hyn në fuqi Marrëveshja për rrjetin energjetik

Edhe zyrtarisht ka hyrë në fuqi Marrëveshja për Rrjetin Energjetik mes KOSTT’it dhe ENTSO’es, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se se tashmë Kosova është e gatshme të operojë e pavarur në rrjetin energjetik.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Hoti njoftoi se Grupi Regjional i Evropës Kontinentale, pjesë e Rrjetit Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transimisionit për energji, ka vendosur që marrëveshja e re e kyçjes mes KOSTT-i dhe ENTSO-E, të hyjë në fuqi.

Hoti ka shtuar se ENTSO-E vlerësoi që KOSTT-i ka plotësuar kushtet e parapara për marrëveshje dhe është e pavarur të operojë e pavarur nga Serbia, si zonë rregulluese bllokut Rregulluese Kosovë-Shqipëri.

error: Alert: Content is protected !!