Vjen lajmi i mirë nga Ministria e Shëndetësisë për koronavirusin

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të
shëruarve 47,424 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

error: Alert: Content is protected !!